Zidane zbulon lojtarin më të mirë me të cilin ka luajtur

Real Madrids Brazilian striker Ronaldo, right, celebrates with Zinezine Zidane of France, center and Michel Salgado after Ronaldo scored against Real Sociadad during a Spanish league soccer match in Madrid Sunday, Dec. 12, 2004. (AP Photo/Paul White)

Zinedine Zidane ka zbuluar shokun e skuadrës më të talentuar gjatë karrierës së tij si futbollist profesionist. Duke folur për “Bleacher Report”, ai ka zgjedhur një nga më të mirët në histori, Ronaldon (fenomenin brazilian).

“Gjithmonë kam menduar se Ronaldo ishte më i miri në botë sepse kam luajtur dhe jam stërvitur me të. Ai është ndoshta më i miri me të cilin kam luajtur ndonjëherë.

Ronaldo bënte gjithçka që donte me topin. Sipas meje, ai nuk kishte asnjë dobësi. Nga pikëpamja teknike, asnjë lojtar nuk më ka bërë më shumë përshtypje sa Ronaldo. Nuk kishte asnjë sistem apo taktikë që mund ta ndalonte.

Kur kishte topin, vraponte me një shpejtësi prej 2000 miljesh në orë. Zakonisht, lojtarët nuk kanë shpejtësi me topin në këmbë. Ai, po. Ishte i shpejtë edhe gjatë kohës kur lëvizte me top”, tha Zidane.

SHKARKO APP