Zinedine Zidane, është thjesht mjeshtër i finaleve

Zinedine Zidane, këtë të dielë do të drejtojë Realin e Madridit në një tjetër finale, kur në orën 19:00 do të përballet me Atletico Madrid për Superkupën e Spanjës.

Trajneri francez ende nuk e ka provuar shijen e humbjes në një finale: 3 finale Champions-i të fituara (2016, 2017 dhe 2018), dy Superkupa Evrope (2017 dhe 2018), dy Botërorë Klubesh (2016 dhe 2017) dhe një Superkupë Spanje (2017).

Nëse Zizou do të fitojë Superkupën e Spanjës ditën e dielë, do të ishte për të titulli i 9 si trajner dhe do ta shihte veten 5 tituj larg të madhit Miguel Munoz (14 trofe) si trajneri më i suksesshëm i Real Madrid në histori. Zidane e ka drejtuar Realin në dy periudha: nga janari 2016 deri në qershor 2018 dhe nga marsi 2019 e në vijim.

SHKARKO APP