Zinedine Zidane në fije të perit, në Madrid zbulojnë emrat e kandidatëve

Humbja e fundit kundër Shakhtar ka tronditur në themel stolin e Zinedine Zidane, një humbje që vjen në vazhdën e rezultateve jo pozitive, një situatë e pakëndshme për teknikun francez që ve ndjeshëm në dyshim të ardhmen e tij në stolin e Real Madrid.

Në Spanjë prej kohësh flasin për një largim ose një dorëheqje të Zidane, ndërsa përcaktuese janë dy ndeshjet e radhës, kundër Sevilla në La Liga dhe B.Gladbach në Champions. Zidane ka në dispozicion dy sfida për të bindur drejtuesit e Realit.

Në rast se Zidane shkarkohet drejtuesit e klubit kanë prej kohësh në tavolinë dy emra të rëndësishëm, Raul, një ish ikonë e klubit dhe Pochettino, një trajner me emër, i pa punë që kur u shkarkua nga stoli i Tottenham Hotspur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Emri i teknikut argjentinas nuk është një risi pasi edhe në të kaluarën është folur shpesh, një trajner që pëlqehet shumë nga presidenti Perez.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?