Zlatan Ibrahimoviç tani do të jetë edhe një aktor
Një bomber në fushë, zotërues i rripit të zi në Taekwondo, një sipërmarrësh veshjes me markën e tij, një showman prezantues në Sanremo ndërsa tani do ta shikojmë edhe si aktor. Zlatan Ibrahimoviç është unik Brenda dhe jashtë fushe dhe këtë e tregon sipërmarrja e tij e fundit ku do të jetë pjesë e filmit të famshëm Asterix e Obelix, një realizim i ri francez dhe me kasë të shkëlqyer aktorësh shto këtu edhe një futbollist si ai suedez.
Flitej prej kohësh për një pjesëmarrje të 39-vjeçarit në botën kinematografike si protagonist dhe tani më në fund u zyrtarizua roli I tij si Antivirus në filmin më të ri me regjisor, Guillaume Canet.
Filmi i famshëm humoristik do të ketë një pjesmarrje elitare nga kinematografia franceze dhe emra si Marion Cotillard, Vincent Cassel, këngëtarja Angele, reperi Orelsan do të shoqërohen edhe nga lojtari suedez me një personazh të quajtur “Antivirus” siç e njoftoi vet edhe në Instagram.
Filmi që fillimisht u mendua të xhirohej në Kinë por ndryshoi për shkak të pandemisë pritet të dalë në vitin 2022 ndërsa më pare edhe sportistë të tjerë si Michael Schumacher, Zinedine Zidane, Tony Parker e Amelie Mauresmo janë bërë pjesë e filmit Asterix në Lojërat Olimpike që u shfaq për shikuesit në vitin 2008.