Zmijani kërkon të bëhet si Ferguson, Vllaznia: E ardhmja i përket talentit shkodran

Trajneri i ri i Vllaznisë Luan Zmijani, pas dy ndeshjeve të para shijoi suksesin ndaj Partizanit në fundjavë, dhe jo vetëm me rezultatin që skuadra e tij shënoi 1-0, por edhe për faktin se golin e fitores e realizoi një talent, 18 vjeçari Erald Cinari si dhe një tjetër 18 vjeçar, Ardit Krymi bëri paraqitje të shkëlqyer në fushë. Të dy këta lojtarë, të ardhur nga akademia Vllaznia, njëri i pakalueshëm në mesfushë dhe tjetri autor i golit të fitores ndaj Partizanit i kanë dhënë  besimin e duhur trajnerit Zmijani për një të ardhme tjetër të drejtimit të ekipit. Të dy lojtarët , por edhe të tjerë që janë përzgjedhur në ekipin e parë, janë përgatitur nga Luan Zmijani kur ky i fundit drejtonte të rinjtë e Vllaznisë dhe janë përzgjedhur për ekipin e parë, fill pas momentit kur atij iu besua stoli i skuadrës, vetëm dy javë më parë.  – “Jam gjenezë e Vllaznisë dhe  do të jap çdo gjë për ngjyrat kuq e blu,” – shprehet Zmijani.  – “Shumë lojtarë që janë sot pjesë e ekipit të parë, i kam drejtuar që tek moshat dhe ia di mirë vlerat. Shpresoj të kem besimin e të gjithëve dhe Vllaznia mendoj se do të ecë larg me forcat e veta . Ëndrra ime? Të jem një “Fergurson i Vllaznisë”,” – shprehet ai, duke iu referuar ish-trajnerit të Mançester Junajtid. Me një strategji tjetër, duke iu besuar telentëve të shumtë shkodranë dhe jo të eksplorojë tregjet e huaja për futbollistë që më së shumti nuk ia vlejnë as shpenzimet e udhëtimit, Zmijani beson se pavarësisht rezultatit në ndeshjen e radhës me Skënderbeun në Korçë, apo ecurisë së mëtejshme në kampionat, duke qenë se Vllaznia ka dalë nga objektivat, ringritja e ekipit ka nisur dhe sezonin tjetër kuqeblutë me lojtarët e akademisë së tyre mund të japin leksione dhe të arrijnë suksesin aq shumë të pritshëm dhe që i mungon futbollit shkodran.     

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?