Zola: Interi ka avantazh në garën për titull, por më pëlqen Juventusi
Në një intervistë të dhënë “Gazzetta dello Sport”, Gianfranco Zola ka folur për Kupat e Europës dhe futbollin italian. Sipas tij Interi e nis si favorit, por edhe Juventus do të bëjë mirë me Mottën.
“Unë i jap gjithmonë një avantazh të lehtë kujtdo që fiton kampionatin në Itali. Interi është një skuadër me ekuilibër dhe që nuk ka bërë asnjë përmbysje teknike apo taktike, ndaj e ka ende këtë avantazh.
Gjithsesi, besoj se do të jetë një kampionat jashtëzakonisht konkurrues ky që sapo ka nisur. Kundërshtarët e Interit për titullin? Ata janë të gjithë shumë të egër. Në bazë të javës së parë të Serie A, edhe pse është një bazë shumë e vogël referimi, Atalanta ka vazhdimësi rezultatesh krahasuar me edicionin e kaluar.
Juventusi e filloi mirë dhe mund të bëjë gjëra të rëndësishme. Më pëlqen shumë, edhe si strukturë ekipore. Ka lojtarë të rinj me vlera, të përzier me lojtarë të përvojës. Bardhezinjtë kanë një ide të mirë të lojës. Është një ekip që ngjall besim. Milani? Ka një skuadër shumë konkurruese, por duhet të shohim se si do të përballet me mentalitetin e trajnerit të ri. Këto janë gjëra që kërkojnë kohë”, tha Zola.
KOHA JONË SONDAZH

