Zv.presidenti i Galatasaray: Calhanoglu do të luajë me ne. Osimhen? Vlen 150 milionë euro

Galatasaray konfirmon ambiciet e mëdha në arenën ndërkombëtare, pas fitores bindëse 5-2 në ndeshjen e parë ndaj Juventus. Klubi turk synon të rrisë ndjeshëm nivelin sportiv dhe të ndërtojë një skuadër që mund të konkurrojë me më të mirat në botë.

Zv.presidenti i klubit, Abdullah Kavukcu, deklaroi për La Gazzetta dello Sport se rezultati ndaj bardhezinjve nuk ishte rastësi, por pjesë e një projekti më të madh. Sipas tij, drejtuesit janë të vendosur të investojnë në lojtarë të nivelit të lartë për ta çuar ekipin në elitën e futbollit botëror.

Duke folur për merkaton, Kavukcu konfirmoi interesin e vazhdueshëm për mesfushorin e Inter, Hakan Çalhanoğlu. Ai zbuloi se klubi bëri një tjetër përpjekje në muajin janar, por drejtuesit zikaltër refuzuan largimin e lojtarit. “Hakan është një ikonë e kombëtares turke dhe tifoz i Galatasarayt. Nuk e di kur, por jam i bindur se një ditë do ta shohim me fanellën tonë”, u shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Numri dy i klubit turk foli edhe për sulmuesin Victor Osimhen, duke mbrojtur investimin e bërë për transferimin e tij. Sipas Kavukcut, shuma prej 75 milionë eurosh u kritikua në fillim, por paraqitjet e lojtarit kanë treguar se ishte një vendim i drejtë, ndërsa vlera e tij në treg tashmë është rritur ndjeshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?