Zvezda “tremb” Milanin, letër Vuçiç për të mbushur stadiumin plotë
Crvena Zvezda kërkon të mbushë stadiumin me tifozë për ndeshjen e Europa League-s kundër Milanit. Klubi me qendër në Beograd i ka dërguar një letër presidentit të Serbisë, Alexandar Vucic, nëpërmjet së cilës i kërkon të lejojë hapjen e stadiumit të famshëm “Marakana” me 30% të kapacitetit.
Kuptohet që gjithçka duhet të ndodhë nën mbikëqyrjen e rrepte të autoriteteve, duke zbatuar me përpikëri protokollin e UEFA-s, që përfshin përdorimin e maskave, distancimin fizik dhe matjen e temperaturës çdo tifozi në hyrje.
Ne letër shkruhet se pritja e “Milanit të madh duhet të bëhet me tifozë në tribuna, pasi është shumë e rëndësishme për skuadrën”. Drejtuesit e Crvena Zvezdas kanë marrë si shembull Super Bowl-in në Shtetet e Bashkuara, event ku ishin të pranishëm tifozë në 30% të ndenjëseve. Takimi mes Crvena Zvezdas dhe Milanit do të zhvillohet më 18 shkurt, në Beograd, në orën 18:55.