Zvicra e Xhakës dhe Shaqirit eliminon Serbinë, Kameruni mund Brazilin (VIDEO)

Brazili dhe Zvicra janë dy skuadrat e fundit që siguruan një biletë për në 16 më të mirat e Kupës së Botës në Katar, ndërkohë që Serbia dhe Kameruni kthehen në shtëpi.

Skuadra zvicerane mori një fitore të madhe 3-2 ndaj Serbisë, një ndeshje që do të dhuronte jo pak emocione. Shaqiri shënoi një super gol në minutën e 20-të, duke u konfirmuar si makth për rivalët. Serbia u kundërpërgjigj duke përmbysur shifrat që në pjesën e parë.

Dy sulmuesit Mitrovic dhe Vlahovic do të realizonin dy gola për pak minuta. Zvicra gjithsesi do të shënonte golin e barazimit me Embolo në fundin e pjesës së parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fillimin e së dytës, Freuler shënoi dhe golin e tretë pas një aksioni fantastik, ku ishte protagonist dhe Shaqiri. Në minutën e 66-të, Granit Xhaka i ka kthyer provokimin Vlahovic, i cili në pjesën e parë tregoi pjesët intime ndaj kundërshtarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tashmë ishte Xhaka që ka bërë një veprim të ngjashëm pas protestave të serbëve. Ata kanë tentuar të hyjnë në fushë por arbitri i ndali duke i ndëshkuar me karton të verdhë. Serbia nuk kishte më forcë reagimi dhe do të dorëzoheshin në fundin e takimit.

Kameruni mori një fitore 1-0 ndaj Brazilit në fundin e ndeshjes. Vincent Aboubakar shënoi golin e vetëm në minutën e dytë shtesë të ndeshjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?