Zvicra e Xhakës e nis mbarë Europianin, fiton ndaj Hungarisë
Zvicra e nis në mënyrën më të mirë të mundshme Europianin Gjermani 2024, duke fituar 1-3 ndaj Hungarisë, takim i vlefshëm për Grupin A që u luajt në Koln.
Skuadra e Murat Yakin kaloi shumë shpejtë në avantazh, pas 12 minutash lojë me anë të Duah, që i vetëm përballë Gulacsi nuk gaboi dhe çoi në rrjetë pasimin e Aebischer. Mesfushori i Bolognas realizoi edhe golin e dytë për Zvicrën, me 27-vjeçarin që shënoi një gol shumë të bukur.
Në minutën e 66 Varga ngushtoi rezultatin, duke rihapur duelin. Por, pavarësisht dëshirës dhe volumit, Hungaria nuk ia doli të evitonte humbjen, teksa në krahun tjetër Zvicra realizoi edhe golin e tretë në minutën e tretë të shtesës, me Embolo që gjeti rrjetën.
Zvicra e nis mbarë Europianin dhe tani ngjitet në krye të Grupit A së bashku me Gjermaninë.