Zvicrës nuk i mjafton Shaqiri, Spanja kalon në gjysmëfinale falë penalltive (VIDEO)

Spanja siguron me shumë vuajtje një vend për në gjysmëfinalen e “Euro 2020”. Iberikët triumfuan me penallti (3-2), pasi koha  e rregullt dhe shtesa përfunduan 1-1.  Në “Gazprom Arena” sfida nisi më mirë për Spanjën, që do të gjente golin që në minutën e 8-të.

Denis Zakaria, i cili u aktivizua nga minuta e parë në vend të Xhakës së skualifikuar, ishte i pafat, pasi devijoi topin në rrjetën e tij pas një goditje të Jordi Alba-s nga distanca. Zvicra u mundua të reagonte, por në pjesën e parë, loja e tyre sulmuese ishte shumë kaotike. Në fillimin e pjesës së dytë, Luis Enrique largon Moratën për t’i bërë vend Gerard Morenos, por ky zëvendësim nuk e përmirësoi lojën e iberikëve. Zakaria për pak sa korrigjoi gabimin e pjesës së parë me një goditje me kokë që do të përfundonte ngjitur me shtyllën.

Zvicra do të arrinte që të barazonte në minutën e 68-të, duke përfituar nga një gabim i mbrojtjes së Spanjës. Xherdan Shaqiri brenda zonës nuk fal me të djathtën duke e dërguar topin në fundin e rrjetës. Ky ishte goli i tretë për të në këtë Evropian. Thuajse 10 minuta më pas Freuler komplikoi ndeshjen e zviceranëve duke u ndëshkuar me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër në mesfushë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Spanja nuk e shfrytëzoi avantazhin numerike, teksa për të gjetur një ekip gjysmëfinalist duhet të luhej koha shtesë. Iberikët janë më dominues, por Gerard Moreno me portën e boshatisur e dërgon topin jashtë. Sommer në minutën e 100-të kujdeset që të bëjë një mrekulli përballë sulmuesit të iberikëve. Portieri i Zvicrës ka bërë më shumë se të gjithë pritje në “Euro 2020”, duke qenë më i miri në fushë. Nga ruleta e penalltive fati do t’i buzëqeshte Spanjës, që arriti të fitonte, 3-2, teksa Schar, Akanxhi dhe Vargas bën gabimet vendimtare. /Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?