ZYRTARE/ 3 pikë në 4 ndeshje, Roma shkarkon trajnerin De Rossi

Daniele De Rossi nuk është më trajner i Romës. Klubi verdhekuq ka vendosur ta shkarkojë për shkak të rezultateve të dobëta në këtë fillim sezoni në Seria A.

Roma ka marrë vetëm 3 pikë në këto javë, duke barazuar në 3 takime, ndërsa ka humbur një tjetër. Ndeshja e fundit e verdhekuqve ishte në transfertë ndaj Genoa-s, e cila u mbyll në barazim 1-1.

AS Roma njofton se ka liruar Daniele De Rosin nga roli i trajnerit të ekipit të parë. Vendimi i klubit është marrë në interes të skuadrës, në mënyrë që të mund të rifillojë sa më shpejt rrugën e dëshiruar, në një kohë kur sezoni është ende në fillimin e tij.

Për Daniele, i cili do të jetë gjithmonë në shtëpi në klubin Giallorossi, një falënderim të përzemërt për punën e kryer muajt e fundit me pasion dhe përkushtim. Do të vijojnë komunikimet mbi udhëzimet teknike të ekipit”, thuhet në njoftimin e klubit Italian.

 

SHKARKO APP