ZYRTARE/ Alcacer rikthehet në La Liga, prezantohet te Villareal

Paco Alcacer transferohet sërish në La Liga. Edhe pse u përfol për një transferim të mundshëm te Newcastle, sulmuesi i kombëtares spanjolle ka zgjedhur Villarealin për të vazhduar karrierën.

Nëndetësja e verdhë derdhi plot 23 milionë euro në arkat e Borussias së Dortmundit të njëjtën shifër që verdhezinjtë i kishin paguar Barcelonës për kartonin e 26-vjeçarit.

Paco Alcacer ka firmosur deri në vitin 2025 me Villarealin  dhe me praninë e tij në skuadër, Villareali mund të provojë të sigurojë një vend në Champions League për sezonin e ardhshëm pasi aktualisht është vetëm -5 pikë nga Getafe e vendit të 4-t.

 

SHKARKO APP