ZYRTARE/ Anglia me 6 skuadra në Champions në sezonin e ardhshëm

Anglia feston një sukses historik: për herë të parë një vend do të ketë gjashtë skuadra pjesëmarrëse në të njëjtën edicion të Champions League. Kjo arritje unike u vulos pas fitoreve të Manchester United dhe Tottenham në gjysmëfinalet e Europa League, të cilat do të përballen në një finale tërësisht angleze.

Të dyja skuadrat ndodhen aktualisht në gjysmën e poshtme të renditjes së Premier League dhe nuk kanë shanse për të siguruar një vend në Champions përmes kampionatit. Megjithatë, fituesja e finales së Europa League do të kualifikohet automatikisht për sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Kjo, së bashku me faktin që Anglia – ashtu si Spanja – ka fituar pesë vende të drejtpërdrejta përmes renditjes në kampionat, krijon një ngjarje të rrallë në historinë e kompeticionit më të madh për klube në Europë: një vend me gjashtë përfaqësues në një edicion të vetëm të Champions League.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për sezonin 2025-2026, skuadrat angleze që do të marrin pjesë janë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Liverpool, Arsenal, Manchester City dhe Neëcastle – të kualifikuara përmes Premier League,

Chelsea – aktualisht në vendin e pestë, që do të hyjë falë pikëve të renditjes së UEFA-s,

dhe njëra mes Tottenham dhe Manchester United, që do të marrë pjesë si fituese e Europa League.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?