Zyrtare, Armando Sadiku firmos me Luganon

Armando Sadiku është zyrtarisht lojtar i Luganos në Superligën e Zvicrës.

Sulmuesi i kombëtare shqiptare është transferuar te kjo skuadër në formë huazimi deri në përfundim të sezonit.

Marrëveshja përfundimtare mes palëve u arrit paraditen e kësaj të shtunë, me hedhjen e te zezës mbi të bardhë.

Swiss Digital Desktop Reklama

25-vjeçari kthehet kështu te skuadra ku shënoi 24 gola në 43 ndeshje për një sezon e gjysmë nga korriku i 2012-ës deri në janar të 2014-ës në Challenge League.

Swiss Digital Mobile Reklama

Te Lugano do të jetë nën udhrat e trajnerit Paolo Tramezzani, ish-ndihmësit të De Biasit, i cili pikërisht në dhjetor mori zyrtarisht drejtimin e skuadrës jugore të Zvicrës.

Ishte këmbëngulja e Tramezzanit që ndikoi në arritjen e marrëveshjes me dy klubeve, pasi për sulmuesit shqiptar në ditët e fundit të 2016-ës këmbënguli edhe Vaduzi, por pa mundur ta mposhtë rivalitetin e Luganos.

Zyrihu pranoi ta huazonte Sadikun për faktin e kryeson Chellenge Leage me 12 pikë më shumë se Xamaxi, çka do të thotë se rikthimi në elitën e futbollit zviceran për këtë skuadër mbetet formalitet.

Gjatë pjesës së parë të këtij sezoni Sadiku u aktivizua në 9 ndeshje, duke shënuar 5 gola, por për shkak të pranisë së disa sulmuesve cilësorë në skuadër, drejtuesit e Zyrihut pranuan ta huazonin te Lugano.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?