ZYRTARE/ Barcelona transferon portierin e Espanyol për 25 milionë euro

Barcelona ka firmosur me Joan Garcia. Portieri, i cili vjen nga radhët e Espanyol, do të jetë pjesë e Barcelonës, të paktën deri në vitin 2031. Për transferimin e tij, është bërë pagesa e klauzolës, për një shifër që shkon diku tek 25 milionë euro.

“FC Barcelona ka aktivizuar klauzolën e lojtarit. Kostoja e klauzolës ishte 25 milionë euro. Këtë të premte, lojtari do të nënshkruajë një kontratë me Barçën për gjashtë sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2031, në një ceremoni private në zyrat e FC Barcelona-s”, shkruhet në deklaratën e katalanasve.

 

SHKARKO APP