ZYRTARE/ Benzema transferohet te rivalët e Al Hilal
Karim Benzema do të vazhdojë karrierën e tij në Arabinë Saudite. Sulmuesi francez ka arritur marrëveshjen me Al Hilal, duke u transferuar nga rivalët e Al Ittihad. Palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe lojtari ka firmosur një kontratë 18-mujore me klubin kryesues të kampionatit arab.
Me këtë lëvizje, Al Hilal përforcon ndjeshëm repartin ofensiv, ndërsa trajneri Simone Inzaghi fiton një armë të re me përvojë dhe cilësi të jashtëzakonshme. Benzema do të jetë pjesë e një sulmi të pasur, ku aktivizohen emra si Darëin Nunez, Marcos Leonardo dhe ish-sulmuesi i Rennes, Kader Meite.
Fituesi i Topit të Artë vendosi të qëndrojë në Arabinë Saudite, duke mos marrë në konsideratë një rikthim në futbollin evropian. Transferimi i tij te Al Hilal pritet të rrisë edhe më shumë ambiciet e klubit në garën për titull dhe në arenën kontinentale.
KOHA JONË SONDAZH

