Zyrtare, Berisha firmos kontratën me Terek Grozny

Bernard Berisha është zyrtarisht një futbollist i Terek Grozny. Mesfushori bëhet shqiptari i tretë që do të veshë fanellën e klubit të Premier Ligës rusë duke zyrtarizuar kështu transferimin nga Anji Makachkala te skuadra ku luajnë dhe Bekim Balaj e Odise Roshi. Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, ishte i pranishëm edhe menaxheri i njohur, Shkumbin Qormemeti, që po bën të mundur transferimin e pjesës më të rëndësishme të futbollistëve shqiptar në klube të njohura dhe drejtorit sportiv të klubit, Ruslan Gazaev.

Që në fundin e muajit dhjetor Terek bëri të ditur se ishte arritur një marrëveshje për transferimin e Bernard Berishës në radhët e tij, por vetëm këtë të mërkurë u zyrtarizua gjithcka me firmosjen dhe të kontratës nga ana e futbollistit, që e njeh shumë mirë kampionatin rus teksa ka luajtur në total 30 ndeshje me Anjin duke shënuar dhe 4 gola.

Berisha do të jetë i lidhur me klubin e Terek Grozny për një periudhë prej 3 vjet e gjysmë, gjë që tregon se lojtari pritet të jetë pjesë e rëndësishme e këtij ekipi dhe në të ardhmen. Aktualisht Terek renditet në vendin e pestë në Premier League të Rusisë dhe është në garë për një vend në Europë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?