Zyrtare, Boateng ikën nga Bayern Munchen në verë

Jerome Boateng do të largohet nga Bayern Munchen pas një dekade karrierë si profesionist dhe me shumë trofe mbi supe. Mbrojtësi 32-vjeçar është në fund të kontratës dhe siç e zyrtarizoi Drejtori Sportiv, Salihamidzic klubi nuk do ta rinovojë dhe në fund të sezonit aktual do të jetë një futbollist i lire për të zgjedhur destinacionin e ardhshëm.

“Ishte një vendim që u mor bashkë me drejtuesit dhe gjithashtu trajnerin Hansi Flick. Ja kemi shpjeguar edhe Jerome dhe ai e ka kuptuar por do të largohet permes derës së madhe pasi është një futbollist i rëndësishëm për këtë klub”, pohoi drejtuesi bavarez.

Me fjalët e drejtuesit bavarez kuptohet që Bayerni nuk ka dashur të rinovojë kontratën me një lojtar në këtë moshë pasi synon të rinovojë grupin me prurje të reja në moshë e talent ndërsa trajneri Flick e ka pranuar gjithmonë që një lojtar si Boateng do ta donte në skuadër.

Boateng erdhi në 2011 nga Man. City për 12. 5 mln Euro dhe në 11 sezone fitoi gjithçka që te titulli kampion 8 herë, 5 kupa të Gjermanisë, 2 Champions League, 2 botërore Klubesh, 5 superkupa gjermanie dhe 1 herë lojtari më i mire I vitit në Gjermani.

SHKARKO APP