ZYRTARE/ Cancelo transferohet në formë huazimi te Barcelona
Joao Cancelo do të rikthehet sërish te Barcelona. Klubi katalanas ka zyrtarizuar marrëveshjen për huazimin e mbrojtësit portugez nga Al Hilal deri në fund të sezonit, duke konfirmuar kështu një operacion të rëndësishëm në merkaton e transferimeve.
31-vjeçari ka veshur më parë fanellën e Barcelonës në sezonin 2023-2024, kur ishte transferuar në formë huazimi nga Manchester City, duke lënë përshtypje pozitive me paraqitjet e tij. Sipas marrëveshjes së re, në përfundim të sezonit aktual, Cancelo do të rikthehet sërish te klubi saudit Al Hilal, i cili zotëron kartonin e lojtarit.
Gjatë karrierës së tij, Joao Cancelo ka qenë pjesë e disa prej klubeve më të mëdha evropiane, si Interi, Juventusi dhe Bayern Munich, ku gjithashtu u aktivizua si i huazuar nga Manchester City. Përvoja e gjerë dhe niveli i lartë i performancës e kanë bërë atë një nga mbrojtësit e krahut më të vlerësuar në futbollin modern. Rikthimi i tij në “Camp Nou” pritet të shtojë cilësi dhe eksperiencë në repartin mbrojtës të Barcelonës.
KOHA JONË SONDAZH

