ZYRTARE/ Derbi Juventus-Inter luhet këtë të diel, ja oraret përfundimtare

Tashmë është zyrtare. Juventus-Inter do të luhet të dielën në orën 20.45. Ditën e sotme janë vendosur përfundimisht oraret e javës së 26-të.

Asnjë ndeshje nuk do të ketë gjatë së shtunës, ndërkohë që të dielën në orën 12:00 në Tardini Parma do të presë Spal-in.

Në orën 15:00, është programuar ndeshja Milan-Genoa dhe Sampdoria-Verona, në orën 18:00 Udinese-Fiorentina. Ndërkohë që të hënën në 18.30 do të luhet Sassuolo-Brescia. /Koha Jone/

SHKARKO APP