ZYRTARE/ Egnatia “blindon” trajnerin Tetova deri në vitin 2027

Kampionët e Shqipërisë i kanë dhënë më shumë siguri për të ardhmen arkitektit të skuadrës trajneri Edlir Tetova, me një marrëveshje të re deri në qershor të vitit 2027.

Ka qenë vetë faqja e klubit rrogozhinas që ka njoftuar se projekti do të vijojë me Edlir Tetovën në krye të skuadrës. Trajneri që bëri të gjithë të ëndërrojnë në Rrogozhinë duke shkruar historinë në këto dy vitet e fundit, me 3 trofe, 2 Kupa të Shqipërisë dhe një titull kampion, kërkon të fitojë akoma më shumë.

Për ketë arsye, vetëm pak ditë para startit, Presidentit Demrozi dhe trajneri Tetova kanë gjetur akordin për të zgjatur bashkëpunimin e tyre deri në qershor të vitit 2027.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një lëvizje kjo për t’i dhënë fund të gjitha zërave që qarkullonin së fundmi në merkaton e verës, por edhe për t’i dhënë më shumë siguri e besim trajnerit që po shkruan historinë me skuadrën rrogozhinase.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?