ZYRTARE/ Ernest Gjoka merr drejtimin e skuadrës kuqezi

Ernest Gjoka do të nisë një karrierë të re në Maqedoninë e Veriut duke marrë drejtimin e Shkëndijës së Tetovës. 49-vjeçari nga Tirana ka firmosur kontratë profesionale me kuqezinjtë dhe menjëherë pas zyrtarizimit do të fillojë punën me seancën e parë stërvitore.

 

“Mendoj se kam ardhur në një klub si Shkëndija, që mbi të gjitha është profesional dhe i ndërtuar me shumë kujdes. Përshtypjet e para janë shumë të mira dhe mendoj e shpresoj që këto përshtypje do t’i kem gjatë gjithë kohës që do të punoj këtu.

Jam i gatshëm për këtë sfidë, sepse dihet që Shkëndija kërkon gjithçka. Kërkon të jetë gjithë kohës e suksesshme, të jetë kampion, të eci shumë në Europë, të kapë grupet e “Europa League”, apo pse jo edhe “Champions League“.

SHKARKO APP