ZYRTARE/ Gallagher transferohet te Atletico Madrid për 40 milionë euro

Conor Gallagher është zyrtarisht lojtari më i ri i Atletico Madrid, pas një eksperiencë aspak pozitive tek Chelsea.

“Atletico de Madrid dhe Çelsi kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Conor Gallagher, i cili ka nënshkruar për klubin deri në vitin 2029. Mesfushori ka lindur në Angli në vitin 2000 dhe ai është një lojtar i kombëtares angleze”, shkruhet në njoftimin e klubit madrilen.

Spanjollët paguan 40 milionë euro për të bërë të vetin mesfushorin, që fillimisht ishte një alternativë e Mikel Merinos. Por pasi nuk u arrit marrëveshja me spanjollin, Atletico vendosi që të mbyllë gjithçka me Chelsea-n.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?