ZYRTARE/ Hakimi transferohet tek Interi, ja detajet e marrëveshjes
Achraf Hakimi nga sot është zyrtarisht futbollisti më i ri i Interit, pasi vetë klubi zikaltër publikoi detajet e marrëveshjes në faqen zyrtare.
Mbrojtësi maroken kaloi me sukses vizitat mjekësore dy ditë më parë dhe firmosi një kontratë 5-vjeçare me Interin, nga e cila do të përfitojë një pagë prej 5 milionë eurosh në sezon, ndërsa tani është nisur me pushime, për t’iu bashkuar skuadrës së Contes pas datës 20 korrik.
Për kartonin e anësorit 21-vjeçar, zikaltrit paguan 40 milionë euro në arkat e Realit të Madridit dhe do të shtojnë edhe 5 të tjera në formë bonusi, pasi Hakimi ishte në krye të listës së dëshirave të Antonio Contes.
Mbrojtësi ka qenë në huazim te Borussia e Dortmundit dy sezonet e fundit, ku ka dhuruar paraqitje fantastike. Zidane nuk e kishte në planet e tij te Reali, ndaj dhe Interi nxitoi për të përfituar.