ZYRTARE/ Iker Casillas tërhiqet përfundimisht nga futbolli aktiv

Iker Casillas pas një karriere 23-vjeçare ka vendosur që të mbyllë përfundimisht aventurën në futbollin aktiv. Portieri i njohur nuk kishte zbritur më në fushë në një ndeshje zyrtare qëkur më 1 maj të 2019-ës pësoi një arrest kardiak.

39-vjeçari pasi u ringrit në këmbë duke e kaluar këtë çast të vështirë, vendosi të rikthehej në stërvitje me Porton por pa zbritur më në fushë. Tashmë nëpërmjet një postimi Iker ka konfirmuar dhe zyrtarizuar fundin e një karriere madhështore.

Debutoi me Realin e  Madridit më 12 shtator të vitit 1999 në një ndeshje ndaj Bilbaos kur ishte vetëm 18 vjeç, dhe më pas gjithçka tjetër është një histori e mrekullueshme. 3 herë fitues i Champions Leagues, ku mbi të gjitha do të mbahet mend trofeu i fituar në vitin 2002 ndaj Leverkusenit kur Iker i aktivizuar nga stoli kreu 3 mrekulli për të mbrojtur avantazhin e Zidane.

Portieri më i mirë në historinë  e Realit, ku fitoi edhe 5 tituj kampion në Spanjë, portieri më i mrië në historinë e përfaqësueses spanjolle dhe një ndër më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave në rolin e tij.

SHKARKO APP