ZYRTARE/ Jeremie Boga është lojtari më i ri i Juventusit

Juventusi ka zyrtarizuar afrimin e Jeremie Boga, i cili tashmë është lojtar i bardhezinjve. Klubi torinez ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me OGC Nice për transferimin e përkohshëm të sulmuesit.

Sipas komunikatës së Juventusit, Boga kalon te bardhezinjtë në formë huazimi falas, deri më 30 qershor 2026. Marrëveshja parashikon gjithashtu që Juventusi të ketë të drejtën e blerjes përfundimtare të kartonit të lojtarit.

Në rast se klubi vendos ta blejë përfundimisht, shuma e përcaktuar për transferimin definitiv është 4.8 milionë euro, e cila do të paguhet në dy këste financiare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?