ZYRTARE/ Kampionati holandez mbyllet përfundimisht, por pa asnjë ekip kampion
Kampionati holandez nuk do të rifillojë më, teksa tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi. Pasi qeveria holandeze vendosi pezullimin e aktiviteteve sportive deri në datën 1 shtator, ky sezon i futbollit në kampionatin holandez (Eredivisie) është anuluar përfundimisht.
Sa i përket titullit nuk do të ketë asnjë fitues. Ajax, që ishte deri më tani në vendin e parë, nuk do të shpallet kampion. Kjo është hera e parë në histori që nga viti 1956, kur u themelua Eredivisie, që një kampionat mbyllet pa fitues.
Klubi nga Amsterdami gjithsesi mbetet fitues në fuqi i trofeut, pasi ishte kampion sezonin e kaluar. Nga ky vendim i qeverisë holandeze, penalizohen dhe skuadrat që luftojnë për t’u ngjitur në elitë. Kryesuesit e divizionit të dytë të futbollit holandez Kamburi nuk do të luajnë sezonin e ardhshëm në Eredivisie, edhe pse e kryesojnë kampionatin me 11 pikë.