ZYRTARE/ Kristi Vangjeli rikthehet te Tirana, por këtë herë me një rol tjetër

Kristi Vangjeli rikthehet tek Tirana, por këtë herë jo në rolin e futbollistit. Ai do të jetë krahu i djathtë i trajnerit Orges Shehi. Lajmin e bëri publike vetë klubi, i cili, me anë të një postimi në rrjetet sociale, njoftoi arritjen e marrëveshjes.

36-vjeçari luajti për dy vite me skuadrën bardheblu dhe arriti të fitojë titullin kampion në sezonin 2019-2020. Së fundmi, ai tentoi një aventurë të re ne Kosovë me skuadrën e Prishtinës, por nuk ishte ajo çfarë pritej për mbrojtësin korçar.

SHKARKO APP