ZYRTARE/ Kumbulla firmos me Romën, zbulohen detajet e transferimit

Marash Kumbulla është zyrtarisht një futbollist i skuadrës së Romës. Mbrojtësi i Kombëtares sonë, pas një sezoni fantastik te Verona, ka arritur që të bëjë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij, duke u transferuar në kryeqytetin italian. 20-vjeçari i lindur në zonën e Peschiera del Garda, është marë në formë huazimi, por me kushtin për t’u blerë përfundimisht. Në transferimin e tij janë të përfshirë edhe tri futbollistë Cetin, Cancellieri dhe Diaby.

“AS Roma njofton se ka nënshkruar marrëveshje me Hellas Verona për blerjen e përkohshme, deri më 30 qershor 2022, të të drejtave të regjistrimit të lojtarit Marash Kumbulla, dhe për shitje, mbi një bazë të përkohshme, deri më 30 qershor 2022, të lojtarëve Yıldırım Mert Çetin, Matteo Cancellieri dhe Aboudramane Diaby.

Bilanci total neto i këtyre transaksioneve të huas është negativ për AS Roma prej 2 milionë euro. Përveç kësaj, të gjitha marrëveshjet e nënshkruara parashikojnë detyrimin e blerjes përfundimtare të lojtarëve përkatës, në varësi të ndodhjes së situatave të caktuara sportive”, shkruhet në njoftimin e Romës. Kumbulla do të mbajë mbi shpinë fanellën me numrin 24.

SHKARKO APP