ZYRTARE/ Lazio blindon golashënuesin më të mirë të Seria A

Ciro Immobile u transferua te Lazio në verën e 2016-ës dhe që atëherë nuk ka të ndalur me golat e tij, aq sa në 178 ndeshje me kryeqytetasit, numëron plot 125 gola të shënuar. Në sezonin e fundit sulmuesi italian arriti të tundë rrjetën për plot 36 herë në kampionat, duke fituar edhe Këpucën e Artë në Itali e në Europë, ndërsa tani në moshën 30-vjeçare ka vendosur ta mbyllë karrierën te Lazio.

Igli Tare ka arritur marrëveshjen me të për të rinovuar kontratën aktuale dhe për ta zgjatur vlefshmërinë e saj deri në verën e 2025-ës, kur sulmuesi të ketë 35 vite mbi shpinë.

Mediat italiane raportojnë se me kontratën e re janë përmirësuar ndjeshëm edhe termat ekonomikë, si paga dhe bonuset që sulmuesi do të përfitojë gjatë qëndrimit të tij te skuadra bardhekaltër.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?