Zyrtare/ Mbappe humbet sfidën ndaj Benficës, nuk do të jetë as në stol
Lajmi që qarkullonte prej orësh është konfirmuar: Kylian Mbappe nuk do të jetë as në stol për përballjen e mbrëmjes mes Real Madrid dhe Benfica në Santiago Bernabeu, sfidë e kthimit e playoff-it të UEFA Champions League.
Sulmuesi francez vuan nga një problem në gju, dëmtim që jo vetëm e lë jashtë ndeshjes së sotme, por do ta detyrojë të mungojë edhe në përballjen e kampionatit të së hënës kundër Getafe.
Vendimin e bëri publik trajneri i madrilenëve, Álvaro Arbeloa, i cili shpalli listën e lojtarëve të grumbulluar për sfidën vendimtare. “Los Blancos” nisen me avantazhin 1-0 të marrë në ndeshjen e parë në Lisbonë, të vendosur nga goli i Vinícius Júnior.
Lista e të grumbulluarve të Real Madridit:
Portierë: Courtois, Lunin, Fran González
Mbrojtës: Carvajal, Alaba, Alexander-Arnold, Asencio, Carreras, Fran García, Rüdiger, Mendy
Mesfushorë: Camavinga, Valverde, Tchouaméni, Arda Güler, Cestero, Manuel Ángel, Palacios, Thiago
Sulmues: Vinícius, Gonzalo García, Brahim Díaz, Mastantuono
KOHA JONË SONDAZH

