Zyrtare, mbyllet stadiumi “Loro Boriçi”, Vllaznia sërish pa “shtëpi”

Edhe pse u iangurua me shumë bujë pak muaj më parë, stadiumi i Shkodrës “Loro Boriçi” do të jetë jashtë funksionit për plot 1 muaj. Firma përgjegjëse për tapetin e stadiumit do të bëjë riparime në fushën e gjelbër pasi ajo është dëmtuar shumë gjatë takimeve të fundit, si pasojë edhe e reshjeve të dendura të shiut.

Koha për ta sjellë tapetin e stadiumit në gjendje optimale është relativisht e gjatë për ekipin e futbollit të Vllaznisë, që do të detyrohet njësoj si sezonin kaluar t’i luajë takimet si pritëse në kompleksin stërvitor “Reshit Rusi”.

Takimi i parë që do të luhet në “Loro Boriçi” pas përfundimit të riparimeve do të jetë ndeshja e kombëtares shqiptare ndaj Izraelit më 12 nëntor, dhe vetëm pas kësaj ndeshjeje në stadium do të mund të rikthehet të luajë edhe Vllaznia, shkruan “Panoramasport”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?