ZYRTARE/ Mërgim Vojvoda firmos për 4 sezone më Torinon

Mërgim Vojvoda është lojtari më i ri i Torinos. Zyrtarizimi ka ardhur nga vetë klubi italian, me anë të një postimi në rrjetet sociale. Ai ka firmosur një kontratë 4-vjeçare.

Mbrojtësi 25 vjeçar nga Kosova ka luajtur më parë për ekipe si Mouscron, apo edhe së fundi për Standart Liege në Belgjikë.

Torino ka filluar nga puna për sezonin e ri. Trajneri Giampaolo ka përgatitur një listë dëshirash, ku e para iu plotësua sot.

Image

SHKARKO APP