ZYRTARE/ Musta rinovon kontratën me Kukësin

Emiljano Musta do të vazhdojë aventurën e tij te Kukësi. Pasi i përfundoi kontrata me ekipin tonë, futbollisti dhe drejtuesit kanë diskutuar për të ardhmen dhe kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin e saj.

Ish-lojtari i Flamurtarit i cili konsiderohet si një lojtar shumë i rëndësishëm në projektin e Skënder Gegës te Kukësi ka zgjatur marrëveshjen me blutë deri në verën e vitit 2022.

28-vjeçari kërkohej nga Partizani por edhe nga disa klube nga Azerbajxhani, por në fund vendosi të qëndrojë te Kukësi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?