ZYRTARE, Napoli transferon Rrahmanin, huazohet menjëherë

Amir Rrahmani është zyrtarisht një futbollist i Napolit. Ish qendërmbrojtësi kuqezi, pjesë e Partizanit edhe në të kaluarën, bën një hap të madhe në karrierë teksa duke nisur nga sezoni i ri do të vesh fanellën e Napolit. Rrahmani do të mbyll sezonin aktual me Hellas Verona, ekip të cilit iu bashkua verën e shkuar, për tu vendosur më pas nën urdhrat e Gattusos.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi i Verona: “Hellas Verona njofton se ka shitur me titullin përfundimtar tek Napoli, skuadër e cila do të këtë të gjithë të drejtat mbi mbrojtësin Amir Rrahmani. 25-vjeçari kosovar do të qëndroj në formë huazimi tek verdheblutë deri në përfundim të sezonit”, lexohet në postimin e klubit veronez.

SHKARKO APP