ZYRTARE/ Papu Gomez zbarkon në Spanjë, nis aventurën te Sevilla
Pas 7 vitesh me Atalantën, Papu Gomez tashmë do të nisë një aventurë te re. Sulmuesi argjentinas do të transferohet te Sevilla, me të cilët ka gjetur akordin dhe do të firmosë për 3 milionë euro në sezon, shumë më shumë nga sa përfitonte në Itali, ndërsa kontrata do të zgjasë deri në vitin 2024.
7.5 milionë euro do të përfundojnë në arkat e bergamaskëve. Papu largohet nga Atalanta pas debateve të ashpra me trajnerin Gasperini prej 1 dhjetorit në Champions, që pasuan me lënien sot për disa ndeshje.
Gomez do të largohet pas disa sezonesh fantastike, duke qenë protagonist në sukseset historike të bergamaskëve në Itali dhe Europë.