ZYRTARE/ Partizani shkarkon Sormanin nga drejtimi i ekipit
Adolfo Sormani nga sot nuk është më trajner i skuadrës së Partizanit. Strategu italian nuk ishte në derbin e fundit ndaj Tiranës, ndaj dhe klubi ka vendosur që të mbyllë bashkëpunimin me të. Ky është shkarkimi i dytë për të nga stoli i “demave”.
Njoftimi zyrtar i 16 herë kampionëve të vendit:
“FK Partizani njofton sot ndërprerjen me efekt të menjehershëm të bashkëpunimit me trajnerin Adolfo Sormani dhe dy pjestarët e stafit Giovanni Mazzella dhe Gabriele Faccia. Klubi 16-të herë kampion i Shqipërisë në tre ndeshjet e mbetura të këtij sezoni, do të drejtohet nga zv.trajneri i ekipit, Renaldo Kalari”.