ZYRTARE/ Paul Pogba i jep fund me futbollin, dënohet me 4 vjet për shkak të dopingut

Paul Pogba është dënuar me katër vjet skualifikim për shkak të dopingut. Gjykata Kombëtare e Antidopingut ka pranuar plotësisht kërkesat e prokurorit.

Kujtojmë që mesfushori i Juventusit doli pozitiv për një metabolit të testosteronit në një test pas ndeshjes Udinese-Juventus më 20 gusht, dhe më pas u pezullua si masë paraprake.

Vendimi mund të apelohet pranë CAS, Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë nga avokatët e lojtarit. Pala mbrojtëse ndërkohë kishte kërkuar një marrëveshje, duke u justifikuar se lojtari nuk e kishte përdorur me dashje dhe nuk kishte dijeni.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në moshën 31-vjeçare tashmë karriera e Pogba mund të quhet e mbyllur, ndërkohë që kontrata me Juventusin që është ende në fuqi deri në vitin 2026, me siguri që do të zgjidhet. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?