ZYRTARE/ Portieri i Kosovës, Muriç transferohet te skuadra e Sassuolos
Sassuolo ka zyrtarizuar afrimin e portierit të kombëtares së Kosovës, Arijanet Muriç, nga Ipsëich Toën. 26-vjeçari vjen me formulën e huazimit me të drejtë blerjeje.
I lindur në Schlieren të Zvicrës në vitin 1998, Muriç u formua në akademitë e Zurich dhe Grasshoppers, përpara se të kalonte te Manchester City në vitin 2015. Debutimin në futbollin profesionist e bëri më 18 gusht 2018 në Eredivisie me NAC Breda, por u rikthye shpejt në Manchester, ku debutoi në Kupën e Ligës.
Karriera e tij ka përfshirë edhe huazime në Girona, Ëillem II dhe Adana Demirspor. Në korrik 2022, Muriç u transferua te Burnley, me të cilin fitoi Championship-in në sezonin e parë dhe zhvilloi 51 ndeshje në dy vite. Në vitin 2024 kaloi te Ipsëich Toën, ku sezonin e fundit regjistroi 13 paraqitje në Premier League.
Në nivel kombëtar, fillimisht përfaqësoi Malin e Zi U21 në shtator 2017, por që nga viti 2018 mbron portën e Kosovës, me mbi 40 paraqitje deri më tani. Sassuolo e mirëpriti portierin me një mesazh zyrtar: “Mirë se erdhe në familjen tonë, Arijanet!”
KOHA JONË SONDAZH

