Zyrtare/ Qazim Laçi transferohet te Rizerspor në Turqi

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Qazim Laçi, është lojtari më i ri i Rizespor. Klubi turk, që militon në Superligën e Turqisë, ka prezantuar sot zyrtarisht futbollistin, i cili ka nënshkruar një kontratë trevjeçare.

Laçi i jep fund aventurës së tij në Çeki, ku ishte pjesë e Sparta Pragës. Gjatë qëndrimit atje, ai luajti në Ligën e Kampionëve dhe kontribuoi në fitimin e titullit kampion dhe Kupës së Çekisë.

Menjëherë pas zyrtarizimit, futbollisti kuqezi është paraqitur në qendrën stërvitore të Rizesporit, ku ka takuar trajnerin dhe bashkëlojtarët e rinj. Klubi e ka mirëpritur me entuziazëm mesfushorin shqiptar, duke e prezantuar me fanellën e re të ekipit në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?