Reali e konfirmon, Zidane nuk është më trajner i “Los Blancos”
Tashmë është zyrtare, Zinedine Zidane largohet nga Real Madrid. Zërat e orëve të fundit janë konfirmuar, teksa strategu francez ka mbyllur raportet me klubin madrilen, pavarësisht se ka një kontratë deri në vitin 2022. Lajmi tashmë është konfirmuar edhe nga vetë klubi me anë të një deklarate për mediat.
“Real Madrid njofton se Zinedine ka vendosur të mbyllë bashkëpunimin si trajner i klubit tonë. Tani është koha për të respektuar vendimin e tij dhe për të treguar vlerësimin tonë për profesionalizmin, përkushtimin dhe pasionin e tij në gjithë këto vite, si dhe për atë që ai përfaqëson si figurë për klubin e Real Madrid.
Zidane është një nga mitet më të mëdha të Real Madrid dhe legjendat e tij shkon përtej asaj që ai ka qenë trajner dhe lojtar i klubit tonë. Ai e di që është në zemër të Real Madrid dhe se ky klub është dhe do të jetë gjithmonë shtëpia e tij”, shkruhet në deklaratën e klubit spanjoll.
KOHA JONË SONDAZH

