ZYRTARE/ Salah rinovon kontratën me Liverpoolin, refuzon ofertat e majme nga Arabia

Pas shumë spekulimesh, është bërë tashmë zyrtare: Mohamed Salah ka rinovuar kontratën me Liverpoolin. Sulmuesi egjiptian, i cili kishte marrë oferta të majme nga klubet saudite, ka vendosur të qëndrojë në “Anfield” edhe pas përfundimit të sezonit 2024-2025, kur përfundonte marrëveshja e mëparshme.

Pavarësisht moshës, Salah po kalon një sezon fantastik. Në 45 ndeshje të zhvilluara deri tani, ai ka realizuar 32 gola, prej të cilëve 27 në Premier League.

Përveç instinktit vrasës para portës, “faraoni” është shquar edhe si asistues, me plot 22 pasime për gol. I entuziazmuar nga vazhdimi i bashkëpunimit, Salah u shpreh:“Jam shumë i emocionuar. Tani kemi një skuadër të madhe. Firmosa një kontratë të re sepse besoj se mund të fitojmë trofe të tjerë dhe të shijojmë futbollin tonë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë vendim, Salah dëshmon edhe një herë përkushtimin ndaj skuadrës kuqe, duke u bërë një figurë gjithnjë e më ikonike në historinë e Liverpoolit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Illustration of Mo Salah's new Liverpool deal, showing his salary breakdown per year, month, week, day, hour, minute, and second.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?