ZYRTARE/ Santos rinovon kontratën me Portugalinë deri në vitin 2024

Fernando Santosdo vijojë të mbetet në krye të Portugalisë, kombëtare që e shpalli kampione Europenë vitin 2016.  Federata Portugeze ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me trajnerin 65-vjeçar deri në përfundim të Euro 2024.

Me shtyrjen e Euro 2020 për në vitin 2021, Fernando Santos do të jetë në krye të Portugalisë në Europianin e vitit të ardhshëm në Botërorin Katar 2022 nëse siguron kualifikimin dhe në Euro 2024 gjithmonë në rast se kualifikohet.

“Është një privilegj për mua dhe stafin tim teknik të vazhdojmë me këtë projekt”, u shpreh Santos pas rinovimit.

 

SHKARKO APP