ZYRTARE/ Simeone Inzaghi është trajneri i ri i Interit, firmos për dy sezone!

Ishte e kryer prej ditësh, por tashmë është edhe zyrtare. Simeone Inzaghi është trajneri më i ri i Interit.  45-vjeçari firmosi me Interin për 2 sezone ndërsa paga e tij do të jetë diçka më e lartë se 4 milionë euro ndërkohë që me bonuset mund të arrijë deri në 5 milionë euro në vit.

Inzaghi me Lazion në 5 vite fitoi një Kupë Italie dhe dy Superkupa Italie, ndërkohë që sezonin e kaluar arriti t’i kualifikonte kryeqytetasit edhe në Champions League.

Objektivi i parë i Simone Inzaghit do të jetë mbrojtja e titullit kampion në Serie A, një objektiv jo i lehtë edhe për faktin se zikaltrit kanë probleme financiare dhe do të jenë të detyruar të shesin një apo 2 nga lojtarët më cilësorë. Simone Inzaghi e drejtoi Lazio në 251 takime në të gjitha kompeticionet duke regjistruar 134 fitore 45 barazime dhe 72 humbje.

SHKARKO APP