ZYRTARE/ Sulmuesi shqiptar prezantohet te skuadra e Juventusit

Pas një tratative të gjatë, Giacomo Vrioni ka kompletuar transferimin te skuadra e Juventusit. Sulmuesi shqiptar do të luajë te skuadra e U-23 e bardhezinjve që është pjesë e Seria C.

Ky është një hap i rëndësishëm në karrierën e tij, pasi do të jetë pjesë e mekanizmave të një skuadre që po funksionon në perfeksion në futbollin italian. Skuadra torineze edhe në sezonet e fundit ka grumbulluar futbollistë nga ekipi i U-23 në fundin e kampionatit, por kjo gjë mbetet të shihet.

Vrioni ka një karrierë të gjatë në futbollin italian, teksa fillimisht u mor nga U-17 e Sampdorias në vitin 2015, për të kaluar më pas te Pistoiese në Seria B, ndërkohë që ka qenë pjesë edhe e Venezias dhe Cittadellas.

Tashmë ai do të luajë me fanellën e bardhezinjve në Grupin A në Seria C me formacionin Under-23, ku do të jetë një pikë referimi në sulm me Olivierin. /R.Lika-Koha Jone/

Image

SHKARKO APP