ZYRTARE/ Talenti shqiptar është lojtari më i ri i Torinos, ja detajet
Torino ka zyrtarizuar afrimin e Kevin Haverit. Anësori i talentuar shqiptar, është lojtar i ri i klubit të granatës dhe do të vlerësohet nga Juric gjatë javëve të ardhshme. Skuadra e njohur italiane zyrtarizoi lajmin me anë të një publikimi në rrjetet sociale.
“Klubi i futbollit Torino ka kënaqësinë të njoftojë se ka fituar, në mënyrë përfundimtare, të drejtat e regjistrimit të lojtarit Kevin Haveri nga Rimini Football Club.
Haveri ka lindur në Shkodër, më 18 shtator 2001. Në sezonin që sapo përfundoi, ai spikati te Rimini, duke kontribuar në 27 ndeshje, teksa dha dy asiste dhe duke e ndihmuar ekipin që të shkonte deri në fazën Play-Off.
Torino mirëpret Haverin në mënyrën më të përzemërt”, shkruhet në njoftim. /R.Lika-Koha Jonë/