Zyrtare/ Tevez, lojtari më i paguar në botë

Carlos Tevez për dy sezonet e ardhshme do të luajë me Shanghai Shenhua të Kinës. Gjatë kësaj periudhe sulmuesi argjentinasi do të përfitojë rreth 80 milionë euro duke u shndërruar kështu në lojtarin më të paguar në botë.

Ai nënshkroi një kontratë 2- vjeçare nga e cila do të përfitojë rreth 38 milionë euro në sezon. 32-vjecari ishte kthyer në Buenos Aires në Qershor të 2015-s, pasi i dha fund aventurës 2-vjeçare të mbushur me suksese tek Juventusi në Seria A.

tevezzz

Swiss Digital Desktop Reklama

Në aventurën e dytë te Boca Juniors, në 56 ndeshje shënoi 25 gola, duke fituar edhe dy tituj.Skuadra argjentinase, përmes një njoftimi, sqaroi se “klubi respektoi dëshirën e futbollistit për ta vazhduar karrierën në vendin aziatik” duke i uruar edhe fat.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Të priftë e mbara Carlitos. Do ngelesh përherë në zemrat tona”. Ndërkohë, Shenhua sezonin e kaluar e mbylli vetëm në vendin e katërt, edhe pse afroi emra të njohur në Europë si Demba Ba, Obafemi Martins apo Fredi Guarin. Fitimet faraonike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?