ZYRTARE/ Tirana nuk ndalet në merkato, rikthen portierin Visar Bekaj
Tirana ka zyrtarizuar një tjetër rikthim të madh në merkato. Pas Redon Xhixhës, klubi kryeqytetas ka njoftuar firmën edhe me portierin Visar Bekaj.
Gardiani i Kosovës, ka mbyllur aventurën në Turqi, për shkak të problemeve me pagat dhe është rikthyer te Tirana, ambient të cilin e njeh shumë mirë.
Bardheblutë e kryeqytetit rrezikojnë mbijetesën dhe për këtë arsye kanë bërë lëvizje të shumta në merkaton e dimrit. Në njoftimin e Tiranës, thuhet se Bekaj ka firmosur deri në vitin 2027.
KOHA JONË SONDAZH

