ZYRTARE/ Tirana rinovon kontratën me mesfushorin e njohur
Tirana ka rinovuar kontratën me Ermal Metën. Klubi bardheblu ka njoftuar zgjatjen e bashkëpunimit me futbollistin 19-vjeçar.
Mesfushori kaloi një vit më parë nga ekipi i të rinjve te skuadra e parë dhe më paraqitjet e tij fitoi vendin e titullarit.
Këtë sezon, dëmtimet e shumta e kanë penalizuar për të treguar aftësitë e tij, por interesimet për të nuk kanë munguar. Duke parë zërat në merkato, Tirana ka bindur Metën dhe kanë firmosur rinovimin.
“Ermal Meta rinovon me kampin bardh’ e blu. Mesfushori do të vijojë të kontribuojë për klubin në përmbushjen e objektivave të reja”, thuhet në njoftim.